David: Kosova nuk është Serbi dhe as që do të jetë ndonjëherë

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Shkrimtari Filip David i cili jeton në Beograd ka deklaruar se Kosova nuk është Serbi dhe ajo as që do të jetë ndonjëherë e saj. Këtë e dinë të gjithë në Serbi, por të thuhet kështu publikisht dhe në opinion, është herezi, transmeton Koha.net.

“Disa shpresojnë, që është çmenduri, për një zgjidhje ushtarake, sikur të jetë e mundur që me armë të kthehet Kosova në përbërje të Serbisë edhe pse marrëveshja me Kosovën do ta mbronte minoritetin serb dhe trashëgiminë kulturore të serbëve e do të sillte stabilitet dhe do të bëhej shembull për zgjidhjen e problemeve të hapura”, ka thënë David për portalin sarajevas klix.

Sipas fjalëve të tij, alternativa është luftë deri në shfarosje, deri në serbin dhe në shqiptarin e fundit që e duan patriotët e këtushëm duke mos e pranuar në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se në Serbi ka ndodhur paradoksi, sepse na ka sjellë te konfliktet tragjike të viteve të nëntëdhjeta jo vetëm që nuk janë përgjigjur, por sërish gjenden në pushtetin ekzekutiv dhe është e qartë se ata nuk mund ta largojnë vendin nga kriza dhe nga gjendja kaotike në të cilën gjendet.

“Serbia ka marrëdhënie të këqija me Malin e Zi, me Bosnjën, Maqedoninë e Kroacinë ndërsa ka përkrahjen e partive ekstremiste djathtiste siç janë Fronti Kombëtar i Marine Le Penit, Partinë e Lirisë të Strahes, popullistët e Orbanit dhe forcat ultra djathtiste të Lidhjes për Veriun e Italisë Matteo Salvini, ndërsa është e pamundur që me këto autoritete dhe aleatë të ndërtohet një Serbi tjetër dhe më e mirë”, ka thënë fund David.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme