Debat i ashpër në Kuvend për 8 milionë marka: Haliti i gatshëm të jap dorëheqje, Quni të ofrojë fakte

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 11:00 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se asnjëherë nuk ka marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, gajtë luftës së vitit 1998.

Nëse vërtetohet kjo sipas tij, ai është i gatshëm që të jap dorëheqje. Kjo duke iu kundërpërgjigjur deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, raporton Ekonomia Online.

Qunit tha se do të publikojë në detaje ditën, datën, shifrën e gjithçka tjetër në lidhje me këto ngjarje të kohës së luftës.

“Kur e kemi diskutuar ligjin për veteranët dhe kur unë e kisha fjalën ndër shumë gjëra që kam potencuar ishte se ju personalisht keni marrë të holla nga Ahmet Krasniqi. Kam thënë se është fjala për një shifër shtatëshifrore. Mbrëmë e kam cek saktësisht. Çfarë ka të keqe nëse ky fond ka qenë për ndihma urgjente për UÇK-në”.

“Nuk ka asgjë sekrete. E kanë fol edhe shumë të tjerë. Edhe shokë tuaj, të idealit, partisë e organizimit. Nëse dëshironi fakte, unë do t’i siguroj. S’jam i sigurt, 6 7 apo 8, por do t’i siguroj të gjitha faktet që të saktësojnë me ditë, me datë, me ngjarje, me zhvillime, që ju këtë shumë e keni pranuar personalisht me autorizim të Krasniqit”.

Haliti më pas tha se për marrëveshjet ekonomike ka qenë në njohuri vetëm Bujar Bukoshi, kryeministër i asaj kohe.

“Ke rrejt. Ti s’di asgjë për këtë punë. S’kanë qenë as shokët e tu. Ka qenë prezent Agim Mehmeti, është biseduar me Bujar Bukoshin, e di edhe Isa Mustafa. Ju tjerët ishin ushtarë. Juve ju konvenon të flisni për njerëzit e vdekur të UÇK-së, sepse të gjallët s’kanë rëndësi”.

Pas këtij debati të ashpër, Anton Quni ka kërkuar përsëri fjalën, mirëpo nuk i është dhënë. Pas kësaj Quni është afruar afër foltores së Kuvendit ku kanë diskutuar me Halitin. Aty ishin edhe deputetët e tjerët e LDK-së.

“Unë kam qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë  7 apo 8 milionë marka”.

“Po shpresoj që ato para janë shfrytëzuar për nevojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por kjo pyetje duhet t’i bëhet Xhavit Halitit”.

Të ngjashme