Debati i plotë në twitter ndërmjet Grenellit dhe Veselit

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori Richard Grenell, ia ka kthyer përsëri Kadri Veselit komentin në Twiter, duke i thënë se ai mund t’i shpjegojë në çdo kohë pse duhet të hiqet taksa.

Grenell ka shkruar se mund të bisedojë në çdo kohë me të, për t’ia shpjeguar pse SHBA’të mendojnë që taksa duhet të hiqet.

“Unë jam i lumtur të bisedoj me ju në çdo kohë për të shpjeguar pse Shtetet e Bashkuara mendojnë se duhet të mbështesni përfundimin e tarifave 100% menjëherë”, ka shkruar Grenell në Twiter.

Veseli i ishte përgjigjur Grenellit duke i thënë se Albin Kurti është gënjeshtar, dhe se plani i Veselit ishte i qartë prej janarit të vitit 2019.

“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019”, ka shkruar Veseli në Twiiter.

Ndërsa, Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ambasadori Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të djeshëm të kreut të opozitës, Kadri Veseli, duke mbrotjur idenë e Kryeministrit Kurti.

Grenell i ka reaguar në Twitter Kadri Veselit, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se kryeministri Albin Kurti për këtë ka të drejtë, Kosova duhet ta heq taksën ndaj Serbisë.

Ambasadori amerikan i ka kujtuar Kurtit që taksa po e dëmton Kosovën dhe po i pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës.

Të ngjashme