Debati për demarkacionin, i drejtë edhe pse i vonuar!

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 15:53 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se vendimi i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për demarkacionin, është vendim i drejtë, ndonëse i vonuar.

Në një njoftim për media thuhet se vendimi i sotëm i Kryesisë së Kuvendit, që debati për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të mbahet më 3 gusht është vendimi më i mirë i kësaj mazhorancë në raport me temën e cila është kontestuar me të drejtë që sa kohë nga opozita, profesionistë të shumtë e qytetarë jo vetëm të Pejës por të mbarë Kosovës.

“Ky vendim edhe pse i vonuar do të jetë mundësia më e mirë që të binden të gjithë ata që po e mbrojnë ketë formë të demarkacionit me Malin e Zi, e cila i falë mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës, se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe prek integritetin territorial të vendit. I falënderojmë të gjithë deputetët, pa dallim partie, që kanë insistuar vazhdimisht në organizimin e një debati të tillë, dhe po ashtu ju bëjmë thirrje edhe kolegëve të tjerë deputetë që t’i thërrasin arsyes së shëndosh dhe të mbrojnë atë çka është interes madhor i vendit, siç është territori”, thuhet në njoftim.

Më tej, nga AAK thonë se do të vazhdojnë të jenë konsistent mbi argumentet se nuk kanë territor për t’i falur askujt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme