Deda: Krijimi i ushtrisë, përgjigje ndaj kërcënimeve të Beogradit

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 17:14 | Nga

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, ka thënë se shndërrimi i Forcave të Sigurisë në Ushtri, duhet të jetë përgjigje ndaj kërcënimeve të fundit të Beogradit.

Deda ka sugjeruar se tryeza e liderëve të partive politike për agjendën e re shtetërore duhet të mbahet sa më shpejt.

“Forcimi i FSK-së në ushtri të Kosovës duhet të jetë përgjigje e Kosovës ndaj kërcënimit të radhës të Beogradit, ku kryetari i Serbisë deklaron “ajo që kam thënë se do të çojmë ushtrinë, janë konkluzionet e Këshillit për Siguri Kombëtare”. Gjithashtu, tryeza e liderëve të partive politike për agjendë të re shtetërore duhet të mbahet sa më shpejtë. Për mbrojtje nuk mund të na gjykojë askush. E as që duhet të flasim për këtë çështje në Bruksel”, ka shkruar Deda në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme