Deda: Refuzimi i vizave për udhëheqësit një hap drejt izolimit

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 15:10 | Nga

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Kosova gjendet në prag të izolimit për shkak të udhëheqjes së shtetit. Ka komentuar lajmin se Kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza amerikane. Ka thënë se kjo është hap drejt izolimit të udhëheqësve.

Sipas tij, izolimin më së shumti do ta paguajnë qytetarët e Kosovës.

“Bota nuk funksionon me logjikën e veprimit si në “bahçes së babës”. Refuzimi i vizave është vetëm një hap drejt izolimit të udhëheqësve të Kosovës. Ka edhe masa të tjera që mund të mirren nëse kjo udhëheqësi nuk zbrapset nga theqafja. Izolimi i plotë i Kosovës ende nuk ka filluar, ku çmimin më të madh do ta paguanin qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Deda, në një reagim në FB.

Ramush Haradinaj, reagoi mbrëmë, duke thënë se nuk iu ka refuzuar viza. Tha fjalë të mira për Amerikën derisa tha se po pret përgjigje pozitive prej tyre.

Sidoqoftë, Ramush Haradinaj, kishte reaguar më racionalisht kur mediat kishin dhënë lajmin se atij i është refuzuar viza për në SHBA. Kishte thënë se beson se do ta marrë vizën derisa kishte thënë fjalë të mëdha për amerikanët.

Kryeministri i Kosovës e ka planifikuar të shkojë për një vizitë në Shtetin e Iowas gjatë muajit të ardhshëm.

Është raportuar se Kryeministri, nëse merr vizën, të merr pjesë edhe në Lutjen e Mëngjesit në Amerikë.

Ramush Haradinaj është bërë Kryeministër në një koalicion me PDK, AKR dhe minoriteteve. Ende nuk dihet saktë nëse Qeveria e udhëhequr prej tij ka 60 apo 61 deputetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme