Deda: Rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian duhet t’i gëzohemi të gjithë

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 17:02 | Nga

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian duhet t’i gëzohen të gjithë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në vjeshtë pritet që BE të përmbushë obligimin e saj ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Vendimi i parë, nga tre sosh, për liberalizim të vizave më në fund u përmbyll me sukses. Rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian duhet t’i gëzohemi të gjithë.

Vendimi i tretë – ai final – mirret në vjeshtë nga Këshilli i Ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së.

Pas përmbushjes të dyfish kritereve më shumë se shtetet e rajonit, në vjeshtë presim që BE-ja të përmbushë obligimin e saj ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Deda

Të ngjashme