Deda: S’ka asgjë dramatike, demarkacioni të miratohet

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 12:20 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, thotë se nuk situata rreth Demarkacionit nuk është dramatike, dersia shpreson që kjo marrëveshje të miratohet sot. Deda thotë se partitë duhet të komunikojnë njëra me tjetrën, raporton Ekonomia Online.

“Duke marrë parasysh interesimin e madh të qytetarëve dua të ju them se asgjë dramatike nuk është duke ndodhë.

Kemi ardhë në finale, ndoshta një mësim i këtyre 3 vjetëve duhet me qenë që partitë duhet të komunikojnë në mes veti.

Sot dihet se do të ketë edhe debat dhe shpresojmë në votë që të përfundojë kjo çështje. Tash ka komunikim dhe askush nuk po don me ia vështirësu situatën qytetarëve tanë”, ka theksuar Deda

 

 

Të ngjashme