Deda: Të ketë më shumë takime, ushtria e asoacioni kërkojnë pajtueshmëri politike

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 15:31 | Nga Donika Osmani

Ilir Deda nga Alternative ka thënë se duhet të ketë më shumë takime mes partive politike dhe se nevojitet pajtueshmëri politike për çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri dhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarata, Deda i ka bërë bërë pas takimit të sotëm mes partive politike i cili u thirr nga Kadri Veseli i PDK-së “për bashkërendimin e agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës”.

“Të ketë takime më të shpeshta, a duhet të pajtohemi për temat që të gjejmë për 5,6,7 temat, ka pas diskutime që të jenë më konkrete, p.sh tryezën e radhës të bisedojmë për dialogun, sa i përket mungesës se numrave të Qeverisë është një lloj diskutimi se a duhet të ketë reformë zgjedhore, a ka konsenus për atë.

“Konsenusi për temat nacionale nuk do të thotë bashkëqeverisje, opozita vazhdon të jetë opizitë në çdo çështje të Qeverisë që ne nuk i shohim të mira, asoacioni, ushtria kërkon pajtueshmëri politike”.

Deda ka thënë se PDK-ja ka ofruar dokumente por s’kanë pasur kohë për të diskutuar, raporton EO.

“Nuk po bëhen partitë rreth PDK-së, këtë tryezë e ka filluar partneri jonë LDK.  PDK ka ofruar dokumente për diskutim, nuk kemi pas kohë t’i shohim për të diskutuar”.

“Nuk e di pse nuk ka ardh VV-ja, Lista Serbe ndash të vjen ndash jo, është vendim i tyre politik.  Me rotacion i bie që VV-ja të organizojë atë të radhës. Nuk e di pse nuk kanë marrë pjesë”.

Të ngjashme