Deda: Thaçi po i përqafon planet e Millosheviqit për Kosovën

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 17:55 | Nga

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda që është pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po i përqafon planet e Millosheviqit për shkatërrimin e Kosovës.

Ai ka thkesuar se asnjë presidenti i Kosovës me aq lehtësi e dëshira nuk i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet, transmeton Koha.net.

“Nuk ka pas President në Kosovë që me aq (mendje)lehtësi dhe dëshirë i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet, e që me betimin e vet duhet t’i mbrojë. Secili duhet ta ketë të qartë që “korrigjimi i kufijve” është eufemizëm për ndarje të Kosovës, dhe asgjë tjetër. Mbyllja e syve para tmerrit që po e pret Kosovën, i bën të gjithë bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e shtetit tonë – sipas planeve të Millosheviqit të vdekur – që po i përqafon Kryetari i tanishëm i Kosovës”, ka shkruar Deda.

Hashim Thaçi sot ka shkruar në Facebook se do të ketë korrigjim të kufijve, por thekson se assesi s’do të ketë ndarje të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme