Dedaj flet për Specialen, thotë se situata mund të eskalojë

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës, në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka reaguar pasi është djegur baneri “Liria ka emër” në Graçanicë.

Dedaj në reagimin e tij në Facebook, ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Ai e quan këtë gjykatë një etnike ku edhe paralajmëron për eskalim të situatës.

“Gjykata Speciale një etnike, nuk mendoj si i ndihmon pajtimit dhe faljes ndërmjet shqiptarëve si viktime dhe serbëve si agresorë! Ajo për më tepër, mund të eskaloj me mos durim ndëretnik dhe në veçanti në dëm të raporteve Kosovë-Serbi, duke rrezikuar paqen dhe stabilitetin në këto dy shtete fqinjë dhe në tërë rajonin!”, shkruan Dedaj.

Të ngjashme