Dedaj kundërshton Pacollin që Kosova të anëtarësohet në OBI

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 13:47 | Nga

Zëvendësministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj, ka dalë kundër shefit të tij, Behgjet Pacollit, i cili gjatë pjesëmarrjes në konferencën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ka thënë se Kosovës do të synojë të marrë statusin e anëtarit vëzhgues në këtë organizatë.

Por, Dedaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është hap i nxituar,  i cili rrezikon,cenon dhe neglizhon perspektiven euroatlantike te Republikës se Kosovës

“Përpjekjet e Qeverise se Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës ne Organizatën Botërore Islamike-OBI, një hap i nxituar dhe i dëmshëm, i cili rrezikon,cenon dhe neglizhon perspektiven euroatlantike te Republikës se Kosovës!

“Kosova ne NATO, BE, OKB, UNESCO, OSBE…por jo ne OBI!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa sipas një komunikate të dërguar nga ministria e Jashtme, thuhet se gjatë pjesëmarrjes në konferencën të ministrit të Jashtëm, Pacolli, aty do të lobohet për njohje të reja, anëtarësim në Interpol dhe organizatën e OBI-së.

“Tre janë objektivat e pjesëmarrjes e shefit të diplomacisë kosovare dhe delegacionit, që ai kryeson e që e nisi aktivitetin e vet në margjina të konferencës me takime të shumta dypalëshe: lobimi për njohjen e mëtejshme të Kosovës,  anëtarësimi në Interpol dhe aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në OBI e që synojnë të avansojnë integrimin ndërkombëtar të Kosovës”, thuhej në komunikatën e MPJ-së.

Deda përveç që po kundërshton disa ide të Pacollit, ai është ankuar edhe për mos respekt e injorim nga ministri i Jashtëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme