Deda-Kurtit: Kjo tryezë nuk e rrëzon Qeverinë

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 11:34 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ilir Deda nga Alternativa nuk u pajtua me temën që po trajton Lëvizja Vetëvendosje në tryezën e organizuar nga kjo parti.

Deda tha se tryezat duhet të vazhdojnë në frymën siç kanë ndodhur më herët, që janë gjetur temat me interes nacional e pastaj të trajtohen ato tema veç e veç, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, tema e zgjedhjeve për të diskutuar është pika e fundit që është paraparë të diskutohet.

“Nëse ne nuk mirremi vesh kush e udhëheq dialogun, do ta udhëheqë zotëri Thaçi dhe do mbesim të vajtuar para popullit që ne nuk mund ta rrëzojmë qeverinë dhe duhet të merremi me tema që duhet t’i zgjidhim, siç është udhëheqja e dialogut”.

“Albin, kjo tryezë nuk e rrëzon qeverinë. Nuk i kemi 61 deputetë për të rrëzuar qeverinë. Do të ishte gabim nëse kjo është tryeza e fundit e partive politike. Duhet të diskutojmë në një frymë të njëjtë si tryezat e kaluara, për të diskutuar për temat e tjera” .

Kurti iu përgjigj Dedajt duke i thënë se tema ka qenë e ditur paraprakisht.

Të ngjashme