Dedaj: Njohjet e Kosovës nuk janë merita personale

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, i cili është emëruar ambasador i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka deklaruar se njohjet e shtetit të Kosovës nuk janë merita personale.

Dedaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tendencat për të personalizuar njohjet janë dëshmi e narcisoizmit dhe piraterizimit politik.

Postimi i plotë i Dedajt:

Njohjet e Kosoves nuk jane merita personale!

Pirateria politike e demton imazhin e Kosoves!

Kosova qe nga shpallja e pavaresise, me 17 Shkurt 2008, ka marrur nje numer te konsideruar njohjesh, e keto njohje nuk jane ase atehere dhe as tani merite personale, jane merite e nje gjenerate te tere politike ne dekadat e fundit, e gjakut dhe luftes per liri dhe martirizimit heroik te popullit te Kosoves.

Shtetet serioze e njohin nje shtet, ne baze te se drejtes nderkombetare dhe te verdiktit te GJND dhe jo per hater te filanit apo fistekut.

Tendencat per te personalizuar njohjet jane deshmi e narcisoizmit dhe piraterizmit politik, per poena dhe marketing personal e partiak, dhe si te tilla jane te demshme,uzurpatore dhe te pa verteta!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme