Defekti në një nënstacion lë pa rrymë Ferizajn, Shtërpcën dhe Kaçanikun

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e një prishjeje që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në nivelin 35kV të Nënstacionit 110/35/10 kV “Ferizaj 4”, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Kështu ka njoftuar KEDS-i përmes një komunikate ku tutje thuhet se vendet e prekura nga ky defekt janë Ferizaj, Shtërpca dhe Kaçaniku.

“Ekipet e KEDS janë mobilizuar menjëherë për lokalizimin dhe identifikimin e prishjes dhe tashmë janë duke punuar për ta sanuar atë në kohën sa më të shpejtë të mundshme”, thuhet në komunikatë.

Konsumatorët e afektuar nga kjo prishje do të mbahen të informuar në vazhdimësi deri në rregullimin e defektit.

Të ngjashme