Dega e Katërt e LDK-së përkrah Vjosa Osmanin kandidate për Prishtinën

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 15:13 | Nga

Dega e Katërt e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, mbrëmë ka mbajtur një mbledhje ku kanë diskutuar për zgjedhjet e 22 tetorit. Sipas burimeve të Gazetës NewBorn, në këtë takim kjo degë është pajtuar që ta mbështesin Vjosa Osmanin si kandidate të kësaj dege për Prishtinën, e këtë e ka konfirmuar edhe vetë kreu i kësaj dege Halim Muçolli.

Përveç saj, Muçolli pret dhe shprehet i bindur se edhe degët tjera do ti japin mbështetje Osamanit që ajo të jetë kandidate e LDK-së për të kryetare të Prishtinës.

Gazeta NewBorn ka kontaktuar me kryetarin e kësaj dege, Halim Muçollin i cili potencoj se dega e LDK-së në Prishtinë të cilën ai e udhëheq e përkrah në mënyrë unanime Vjosa Osmanin si kandidate për kryetare të Prishtinës nga partia e tij.

”Nuk e kemi finalizu, sepse mbledhja mbrëmë ka zgjatur shumë, por ajo çka mund të them është se shumica e anëtarëve e kanë përkrahur Vjosa Osmanin si kandidate të LDK-së për kryetare të Prishtinës nga kjo degë”, shprehet Muçolli.

Ai tha se ky nominim do të finalizohet në mbledhjen e ardhshme të kësaj deg ”Vendimi final do të bëhet në mbeldhjen e ardhshme, të cilën nuk e di se kur do ta mbajmë”

Në fund kryetari Muçolli shprehet i bindur që përveç përkrahjes së degës së tij, Osmani do ta ketë përkrahjen edhe të shumicës së degëve tjera të LDK-së në Prishtinë.

”LDK-ja, ka shumë degë në Prishtinë dhe secila degë ka një kandidat apo vjen me një propozim, por unë besoj që shumica e degëve do ta mbështesin Osmanin si kandidate të LDK-së për te paren e Prishtinës”, tha në një prononcim ekskluziv për Gazetën NewBorn, Halim Muçolli, kryetar i LDK-së në Degën e Katërt.

Përveç Muçollit Gazeta NewBorn, ka marr një prononcim edhe nga anëtari LDK-së në këtë degë, Fatmir Haxholli, i cili shprehet se dega ku ai është anëtar ka një disponim dominant për ta përkrahur një figurë të re të kësaj dege për Prishtinën.

”Nga takimi i mbrëmshëm mund të thuhet se ekziston një disponim dhe opinion dominant në degën IV-të, që është njëra nga pesë degët e LDK-së Prishtinë, që kanditatura për Prishtinë të jetë profil i ri, i përkrahur masivisht në zgjedhjet e fundit, veçmas i përkrahur nga elektorati i Prishtinës, dhe të jetë kandidaturë e cila tërheq elektoratin e ri në moshë”.

Haxholli, thotë se për fitoren e LDK-së duhet të kalohen egot personale dhe të krijohet një klimë ekipore, pasi që sipas tij konkurrenca ka arritur pikën kulminante. Në fund ai shpehet se LDK-ja do ta nxjerrë kandidaturen fituese për Prishtinën.

”Tashmë ka një pajtim të plotë, që për rritjen e LDK-së në nivel lokal dhe të përgjithshëm kërkohet përkrahje elektorale përtej përkrahjes së votuesit tradicional, diçka që kërkon figura të cilat mund të gjenerojnë frymë popullore. LDK ka figura të tilla, dhe krejt çfarë kërkohet për Prishtinë dhe për sfida tjera politike është krijimi i një klime ekipore si dhe tejkalimi i egove individuale, kjo edhe për faktin se konkurrenca politike ka arrtur pikun. Besojmë që LDK do ta nxjerrë kandidaturën fituese për Prishtinë”, u shpreh Haxholli për Gazetën NewBorn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme