Dega e LDK-së në Prizren: Delegatët tanë janë unanimisht në mbështetje të Anton Qunit

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka bërë të ditur se të gjithë delegatët e degës do ta mbështesin Anton Qunin si kryetar të LDK-së.

“Të gjithë delegatët e degës së Prizrenit, unanimisht në mbështetje të kandidaturës së kryetarit Anton Quni, për kryetar të LDK-së”.

“Unifikues, lider dhe i dëshmuar për beteja epike në luftë dhe në paqe! Suksese”, thuhet në njoftimin e kësaj dege në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme