Dega e VV-së në Vushtrri e lë jashtë listës Gazmend Gjyshincën

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka zgjedhur dy kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje me degë në Vushtrri, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy kandidatët e zgjedhur janë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi. Por kjo degë ka lënë jashtë listës, ish-deputetin Gazmend Gjyshinca i njohur si “Albini i Vogël”, meqë shpeshherë ka imituar sjelljet e liderit të VV-së, Albin Kurti.

“Sot u mbajt Mbledhja Zgjedhore e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, në të cilën u votuan kandidatët për t’u futur në listën për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zgjedhjet e 14 shkurtit. Kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së LVV-së në Vushtrri janë: Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme