Deklarata e BE-së ndaj Qeverisë së Kosovës për masat shtesë të brendeve ndërkombëtare

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Zyra e BE-së, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë, kanë lëshuar një deklaratë të re në lidhje me vendimin që mori dje Qeveria e Kosovës, për masat shtesë edhe ndaj brendeve ndërkombëtare me seli në Serbi.

Në këtë deklaratë, ata i kërkojnë Qeverisë së Kosovës të rishqyrton këtë vendim për taksën.

“Jemi të shqetësuar me vendimin e Kosovës për të zgjeruar tarifat edhe për produktet e brendeve ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe vendet e BE-së, që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Duam ta përsërisim mesazhin e BE-së, se vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhënie të mira fqinjësore e gjithashtu bie në kundërshtim me angazhimet e së kaluarës së Kosovës ndaj integrimit rajonal, dhe angazhimeve të nënshkruara nga Kosova brenda MSA-së”, thuhet në deklaratë, transmeton Koha.net.

Tutje, thonë se i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë këtë vendim dhe të revokojë tarifat.

“Ky do të ishte vendimi i duhur që duhet ndërmarrë për avancimin e Kosovës dhe popullit të vet, për aspirata evropiane për të tashmen e të ardhmen. Ne kujtojmë edhe njëherë mesazhin e BE-së për bashkëpunim rajonal dhe u kërkojmë të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që minojnë këtë mesazh”, thuhet në fund të deklaratës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme