Deklaratat e Gashit, Latifi: Nuk është diskurs i njerëzve që brengosen për drejtësinë por për interesa politike

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Profesori i filozofisë politike Blerim Latifi thotë se në kohën kur imazhi i Kosovës është tejmasi i rënduar dhe lënduar, u hap debati i kotë, në kontekstin aktual, por që për qëllim ka dëmtimin e imazhit të Kosovës.

Fjala është për deklaratat e ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Shkelzen Gashi, sipas të cilit anëtarë të caktuar të UÇK’së kanë vrarë civilë serbë.

“Gashi nuk e di se cila wshtw fryma e institucionit. Ai nuk ka arrit me kuptu se kur futesh në një institucion shtetëror mendimi personal bie”, tha Latifi në Pressing.

Sipas Latifit Gashi ka qasje dogmatike.

“Qwndrimet qw ai mban i vlerwson si pwrfundimtare. Largimi i tij ishte veprim i duhur”, theksoi Latifi.

“Është një diskurs prapa të cilit qëndrojnë interesa politike të cilat kanë për qëllim me e dëmtu shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës në një periudhë delikate të tij. Nuk është diskurs i njerëzve që po brengosen për drejtësi”, sqaroi ai.

“Po kërkojnë drejtësi nga viktima në kohën kur s’ka drejtësi për viktimën. As nazistët s’kanë bërë çka u bë në Kosovës, diskurs që s’ka lidhje me drejtësinë por për interesa politike”, tha Latifi.

Të ngjashme