Deklarohen nga partia e Pacollit se a kanë probleme me LDK-në

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga AKR-ja, në listën e LDK-së, Jetlir Zyberaj, është deklaruar edhe njëherë se nuk kanë probleme me LDK-në.

Sipas tij, ekziston harmoni dhe bashkëpunim për 14 shkurtin.

“Nuk ka kurrfarë pakënaqësish dhe probleme në raportin LDK-AKR. Përkundrazi, ekziston harmoni dhe frymë bashkëpunuese për fitoren e 14 shkurtit”, shkruan Zyberaj në Facebook.

Më parë u raportua se partia e Pacollit u nda e pakënaqur pas publikimit të listës se kandidatëve për deputetë, pasi ishin “marrë vesh për një tjetër renditje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme