Haki Abazi deklarohet për rrahjen: Çështjen ia lë në dorë Prokurorisë

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Pas publikimit të pamjeve ku shihen përleshjet mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, ka reaguar ky i fundit.

Abazi në një prononcim për Gazeta Blic ka theksuar se ky është një sulm ndaj tij dhe kjo shihet qartë edhe në video.

“Kjo nuk është një rrahje mes meje dhe zotit Molliqaj por është një sulm mbi mua siç shihet qartë dhe në video ashtu siç e kam deklaru. Unë s’kam pas asnjë interes për konflikt,  kanë ardhë më kanë sulmu, kam tentu mu mbrojt dhe jam largu prej vendit të ngjarjes, shifet qartë që ata më ndjekin mbrapa.Unë besoj që prokuroria do ta thotë fjalën e vet , nuk jam i intereson absolutisht për vazhdim të konfliktit të asnjë lloj forme”, ka deklaruar Abazi.

Të ngjashme