“Dekretimi sipas ligjeve të Kosovës, kush ka dyshim t’i drejtohet Kushtetueses”

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 16:17 | Nga Kaltrina Zymberi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka raportuar në Komisionin për Legjislacion për marrëveshjen për drejtësi ndërmjet Kosovës e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Tahiri tha se me betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të komunitetit serb, që u bë sot para presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, është shtrirë sovraniteti në tërë territorin e vendit.

“Nga sot, shtrirja e sovranitetit me terma praktikë po ndodhë në tërë territorin e Kosovë. Këto marrëveshje janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Tahiri në komision.

Albulena Haxhiu, anëtare e Komisionit për Legjislacionit nga VV, tha të ketë marrë informacione se teksti i betimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nuk është bërë siç bëhet për të gjithë të tjerët.

Haxhiu ka lexuar një listë me emra të gjyqtarëve e prokurorëve serbë që thotë se i janë servuar delegacionit të Kosovës nga Serbia dhe të njëjtit kanë dhënë betimin sot.

Më posht gjeni listën me emrat e gjyqtarëve që janë dekretuar sot nga Presdienti, Hashim Thaçi. Listë të cilën medieve ua ka dhënë Haxhiu.

Gjykata Themelore në Mitrovicë:

  1. Branka Semonov
  2. Dragica Javolijeve
  3. Dragana stanic
  4. Goran Miljakovic
  5. Gordana Denecetovic
  6. Liljana Stevanovic
  7. Lidija Vucurevic
  8. Milosava Tanic
  9. Momcilo Stankovic
  10. Nada Toplicevic
  11. Nikolla Kabasic
  12. Radosllav Markovic
  13. Sinisa Mandusic
  14. Sladana Pajovic
  15. Tatjana virievic
  16. Tomislav Petrovic
  17. Vera Marinkovic

Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega Leposaviq:

  1. Bojana Triboljevac
  2. Slatica Vukasinovic

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i përgjithshëm:

  1. Vesna Milic
  2. Sladana Scepanovic-Gapic
  3. Veljko Vucetic

Gjykata Themelore, Zubin Potok:

  1. Petronije Bozovic
  2. Sladan Ribac

Gjykata Themelore, Prishtinë:

  1. Boban Aleksic
  2. Jovica Mmitrovic
  3. Gordana Popovic

Gjykata Themelore, Prishtinë, dega Graçanicë:

  1. Lilijana Masksimovic- Zivic

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Lipjan:

  1. Sneznana Vujisic

Gjykata Themelore në Gjilan:

  1. Branko Denic
  2. Snezana Mihajlovic

Gjykata Supreme e Kosovës:

  1. Jelena Krivolopic

Gjykata e Apelit të Kosovës, divizioni në Mitrovicë:

  1. Blagoje Miletic
  2. Gordana Vlakovic
  3. Milan Bigovic
  4. Mirko Rakic
  5. Mitoslav Ivanovic

Gjykata Themelore në Prishtinë:

  1. Mileva Tomovic

Gjykata Themelore Prishtinë, dega Graçanicë:

  1. Mitra Dimic

Gjykata Themelore në Prizren, dega Dragash:

  1. Sehadin Beciri ( Ky gjyqatarë e ka arritur moshën e pensionit)

Gjykata Themelore në Gjilan:

  1. Milord Mitkovic
  2. Vladimir Dimic

Gjykata Themelore në Gjilan, dega Kamenicë:

  1. Nada Stajonevic

Gjykata Themelore në Gjilan, dega Viti:

  1. Dragan Arsic

Gjykata Themelore në Ferizaj, dega Shtërpcë:

  1. Momcilo Kristic
  2. Bersim Saipi

Por, ministri Tahiri ka thënë se ata “janë dekretuar sipas ligjeve të Kosovës”.

Arben Gashi nga LDK, tha se është shqetësues fakti që dokumentet në lidhje me betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nuk u jepen deputetëve.

Sami Kurteshi nga VV tha se është mirë të shihen emrat dhe të bëhet krahasimi me “listën që ne e kemi nëse vërtet për ata emra ka vendosur Beogradi”.

Tahiri tha se nëse dikush konsideron se marrëveshja është antikushtetuese mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovë, ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje ndërkombëtare, por vetëm negociata.

Ai ka thënë se pa lejen e Aleksandër Vuçiq nuk kishte pasur mundësi të kishte asnjë konkurs për gjykatës e prokurorë.

“Ministër marrëveshja nuk ka qenë me kushtetutën në përputhshmëri për këtë edhe gjykata kushtetuese ka heq dorë nga kjo marrëveshje pasi as nuk është ndërkombëtare. Këto marrëveshje prodhon akte”, ka thënë Sherifi u cili ka pyetur se a kanë dhenë provimin e jurispudencës, ku dhe kur e kanë dhënë ata.

Ministri ka thënë se nuk e di se ku e kanë përfunduar prokurorët e gjyqtarët provimin e jurisudencës.

“Nëse ata e kanë përfunduar nuk e di ku e kane përfunduar. Ata ishin te vjetër dhe besoj që e kane përfunduar. Unë kam qenë i ftuar nga presidenca dhe nuk kam kompetencë me fol në emër të presidencës mundesh me marrë nga ata. Po unë besoj që mediet kanë qenë të informuar nga zura e presidentit me foto-lajme”.

Të ngjashme