Delawie fton në Ambasadë deputetët “e pabindur” të PDK-së

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 16:44 | Nga

Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, ka ftuar sot në zyrat e Ambasadës deputetët e PDK-së që kundërshtojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Shaip Muja dhe Nait Hasani nga PDK-ja; Labinotë Demi-Murtezi nga Partia e Drejtësisë, por që është në Grup Parlamentar të PDK-së; si dhe deputeti Raif Çela nga Lëvizja për Bashkim kanë qenë mysafirët e ambasadorit amerikan.

Deputeti Shaip Muja tha pas takimit se nuk ishte kërkesë decidive e Delawies për ta mos votuar demarkacionin por nga përgjigjet e tij u nënkuptua se ai i ka ftuar ata në takim për t’i bindur ata.

Pavarësisht kësaj Muja tha se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Demarkacionit, ndërsa nuk siguroi se nuk do ta votojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme