Delawie: I lumtur që drafti i statutit të AKS-së do të diskutohet në Bruksel

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 19:22 | Nga

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Greg Delawie ka theksuar se është i lumtur me deklaratën e Bashkimit Evropian (BE) se drafti i statutit të Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel.

Ai këto komente i bëri në profilin e tij në Twitter.“Unë mendoj se kjo duhet të na ndihmojë të gjithëve të pushojmë dhe ta shijojmë një fundjavë të këndshme”, ka shkruar Delawie.

Drafti i parë u Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është paralajmëruar të bëhet më 4 gusht, kur ekipi menaxhues i formuar për këtë çështje pritet ta dërgojë atë në Bruksel.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës e kanë pranuar se ekipi “ia ka duart e lira” dhe se drafti do t’i dorëzohet Brukselit. Mediet raportojnë se në draft parashihen kompetenca ekzekutive për AKS-në. Por, Qeveria thotë se do të shikohet që statuti nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme