Delawie: Mbështesim Kosovën e Serbinë për anëtarësim në BE, këtë vit epilogu i dialogut

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 11:11 | Nga Mehmet Krasniqi

Ambasadori amerikan Greg Delawie, tha se dialogu me Serbinë ka sjellë përfitime të mëdha për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Delawie në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG), shtoi se këtë vit duhet që të ketë përparim në dialogun dy palësh ngase është vërejtur një lloj lodhje viteve të fundit.

Delawie pret që këtë vit të ketë përparim në dialogun Prishtinë- Beograd.

“Dialogu ka sjellë përfitime në Kosovë, siç është integrimi drejtësisë në veri, integrimi i policisë. Kemi një lloj lodhje nga dialogu viteve të fundit”.

“Nuk ka alternative përveç dialogut. ShBA mbështesin aspiratat e Kosovës dhe Serbisë për t’iu bashkuar BE. Këtë vit duhet të bëhet përparim në dialog. Sa i përket finales së madhe, ky studim është kontribut i çmueshëm”.

Të ngjashme