Delawie: Politikanët të bëjnë kompromis për demarkacionin, marrëveshja është e drejtë

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 11:23 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, u ka bërë thirrje që të arrijnë kompromisin për të miratuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

Ai tha nga Kuvendi se me këtë votim do t’u mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në Evropë. Sipas tij, marrëveshja është e drejtë.

“Jemi këtu për t’i nxitur deputetët për të votuar marrëveshjen. Kjo marrëveshje është e drejtë, e saktë. Politikanët të bëjnë kompromis për të arritur votën. Abstenimi apo vota kundër në thelb është kundër marrëveshjes”, ka thënë Delawie.

Të ngjashme