Delawie: Sa shumë po punojnë disa që t’i lënë qytetarët e izoluar

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 23:55 | Nga

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur kritik ndaj disa politikanëve rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Mahnitëse se sa shumë po punojnë disa që të provojnë t’i mbajnë qytetarët e Kosovës të izoluar nga dalja në Evropë”, ka shkruar Delawie në Twitter.

“Qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave – është koha që ta ratifikohet marrëveshja e demarkacionit. Hajde”, ka shkruar ai në një postim tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme