Delawie takohet me Haradinajn, flasin për formimin e institucioneve

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 11:09 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka zhvilluar një takim sot në mëngjes me kandidatin për kryeministër të PAN-it Ramush Haradinaj.

Ekonomia Online mëson se ky takim është zhvilluar për të diskutuar mundësinë e formimit të institucioneve të reja pasiqë tanimë edhe zgjedhjet janë certifikuar.

Delawie është parë duke dalur nga AAK por që nuk ka dhënë detaje rreth takimit.

Ndërsa kryetari i AAK-së, tha se takimet me ambasadorin janë takime të rregullta në të cilat bisedojnë për të gjitha temat me interes për vendin.

“Sa i përket takimit me ambasadorin, ne kemi konsulta të rregullta për të gjitha temat  me interes për vendin, për bashkëpunimin. Unë kam respekt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner strategjike dhe i jepim vëmendje të madhe marrëdhënieve me Amerikën. Pra,është diçka që buron nga  ndjenjat tona.

Të ngjashme