Delawie thërret të votohet demarkacioni, në marrëveshje është harta e flamurit

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 22:20 | Nga

Ambasada amerikane në Prishtinë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ndërruar qëndrimin për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kështu ka deklaruar, edhe një herë, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kur është pyetur nëse SHBA’ja mbështet ende marrëveshjen e vitit 2015 për këtë kufi, tash që është proceduar për votim në Kuvend, transmeton Gazeta Metro.

Duke folur në Rubikon të KTV-së, Delawie ka thënë që njerëzit nuk duhet të mashtrohen nga persona të caktuar që përdorin ‘gjepura dhe shprehje latine’ për të krijuar huti dhe për të bërë njerëzit të mendojnë që Kosova po humb tokë me këtë marrëveshje.

“Marrëveshja e vitit 2015 është e qëlluar, edhe sipas ekspertëve të Departamentit amerikan të Shtetit”, tha ai. “Sipas Kushtetutës së vitit 1974, territori i Kosovës përcaktohej nga komunat dhe regjistrat kadastralë, prandaj kjo marrëveshje duhet të kalojë kështu siç është, tash që edhe është në Kuvend”, shtoi Delawie.

Tutje, Delawie përsëriti që vija kufitare në këtë marrëveshje është e drejtë, dhe tha që ajo është edhe vija e vendosur në flamurin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme