Delawie u kërkon komunave reforma në prokurim publik për të luftuar korrupsionin

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 11:48 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, tha se reforma në prokurimin publik është qenësore për adresimin e korrupsionit, duke mundësuar përmirësimin e shërbimeve dhe investimet, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, me mundësinë e qasjes në të dhëna mbi shpenzimet publike, qytetarët do të kuptojnë më mirë mënyrat në të cilat shpenzohen mjetet të cilat ata i paguajnë në emër të tatimit.

“Në nivelin komunal i kemi njerëzit që janë me të afërt me qeverinë. Në nivel lokal prokurimi i hapur mundëson përmirësimin e shërbimeve dhe investimet”.

Delawie gjatë prezantimit të Indeksit të Transparencës në Prokurimin Publik, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me programin e USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse nga ka kërkuar që komuna të bëjnë publike kontrata në ueb faqet e tyre, por edhe që të mbajnë dëgjime publike, ngase për këtë i obligon edhe ligji.

“Me ligj komunat duhet t’i publikojnë kontratë në ueb faqe, por ky raport na tregon se disa komuna janë prapa. Shumë komuna nuk i kanë mbajtur dëgjime publike, shpresoj që komunat të mbajnë më shumë dëgjime”.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se transparenca e prokurimit publik është kritike. Sipas tij, mënyra se si komunat kryejnë transaksione financiare me biznese ndikon në ngritjen e konkurrencës, investimeve kapitale, ngritjet e besimit të publikut për një qeverisje të mirë.

“Indeksi ka për qëllim të faktojë gjendje faktikë dhe tu shërbejë komunave për të parë punën e juaj dhe për të parë shembuj të mirë. Viti 2017 ka qenë vit zgjedhor dhe ka bërë që të jetë vit jo i përkushtuar. Kemi tri raste që t’i hapin kontratat, jemi këtu për t’i avancuar praktikat për një prokurim publik sa më të mirë dhe që nxisin investimet”.

Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se pavarësisht progresit në disa fusha, transparenca e punës në institucione lokale mbetet një sfidë që duhet adresuar.

Ajo bëri të ditur se 9 komuna nuk kanë ofruar qasje në dokumente dhe kjo sipas saj, është veprim negativ që nuk i shërben transparencës.

“Gjatë 2017 komunat kanë mbajtur mbi 50 takime me qytetarë, por mbetet ende punë për të bërë. Evidentimi se 9 komuna s’kanë ofruar qasje në dokumente është jo e mire për transparencën”.

Ajo tha se MAPL ka zhvilluar një numër te projekteve që promovojnë elemente të transparencës dhe llogaridhënies. Sipas saj, kanë filluar një projekt për monitorimin e rekrutimit të stafit në pozita të ndryshme.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se përjashtuar mbi 30 punonjës me synim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Haziri theksoi se problematike është mungesa e stafit të mjaftueshëm, derisa njoftoi se është komuna e tretë që publikon kontratat, ai është zotuar se do të vazhdojë t’i publikojnë të gjitha dokumentet që kërkohen të jenë të qasshme për publikun.

“Kërkoj funksionalitet të OSHP-së. Jemi komuna e trete që publikojmë kontratat, do të vazhdojmë të publikojmë të gjitha dokumentet që parashihen këtu. Problemi i dytë është zyra për marrëdhënie me publikun e cila s’ka kapacitete të mjaftueshme. S’kemi zyrtarë për përkthim në gjuhën serbe së paku, s’po flasim për angleze”.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bëri të ditur se nga sot do të publikojnë kontratat dhe do të bëhen komuna e katërt që ndërmarrim këtë hap.

Hulumtuesja e KDI-së, Diana Metushi – Krasniqi, derisa prezantoi indeksin bëri të ditur se sa i përket transparencës buxhetore, 53% e komunave nuk e kanë publikuar buxhetin dhe sipas saj ky është problem goxha i madh.

“Transparenca buxhetore kemi vetëm 21 për qind të komunave që publikojnë planin e prokurimit në ueb faqen e komunave. Sa i përket dëgjimeve publike komunat me numrit më të madh të tyre është Prishtina, Vitia, Gjilani, Gjakova”.

“Transparenca në ankande publike, vetëm 10 për qind të njoftimeve për ankand publikohen në ueb faqe që nënkupton se nuk po u jepet shans qytetarëve të përfitojnë nga këto ankande”.

Ky indeks përçart mundësin për komunat për te përmirësuar mundësitë dhe një të ardhme më të mirë. Paraqet mundësi të madhe për kosovarë duke shërbyer si vëzhgues dhe duke kërkuar llogari.

Përderisa komunat janë duke e përdorur plotësisht platformën e e-prokurimit për të publikuar tenderët e prokurimit për të gjitha prokurimet e vogla, të mesme dhe të mëdha, KDI ka vërejtur një trend negativ sa i përket publikimit të dokumenteve të prokurimit në ueb faqet e komunave.

Sipas këtij indeksi të KDI-së, komunave të Kosovës u mungojnë kapacitetet për planifikimin e prokurimit dhe nuk konsultohen me qytetarët në procesin e planifikimit.

KDI vlerëson se shumë komuna nuk kanë përmbushur kushtin ligjor të mbajtjes së takimeve publike me qytetarë duke humbur kështu një mundësi për të shpërndarë informata rreth projekteve komunale me qytetarët përfitues, raporton EO.

Sipas KDI-së, ndonëse disa komuna nuk e kanë bërë të ditur numrin e kërkesave të pranuara për qasje ne dokumente publike për 2017, krahasuar me 2016, është shënuar një ulje në numrin e kërkesave të parashtruara.

Numri i përgjigjeve në kërkesat e parashtruara për vitin 2016 ishte 1 080 (duke mbuluar 34 komuna që kanë raportuar) derisa kjo shifër për vitin 2017 bie me 939, që shënon një ulje prej 13%.

Image may contain: 3 people

Image may contain: 8 people, including Xhafer Tahiri, indoor

Image may contain: 8 people, including Xhafer Tahiri, people sitting

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

No automatic alt text available.

Të ngjashme