Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë arrijnë në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë, ku pas disa çastesh do të fillojë takimi me ndërmjetësimin e zyrtarëve amerikanë, ku i pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Amerikës Trump.

Për në Shtëpi të Bardhë është nisur edhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Delegacioni i Serbisë,i  kryesuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqi, ka qenë i pari që ka arritur në Shtëpinë e bardhë.

Ndërsa disa minuta pas tyre, aty kanë mbërritur edhe delegacioni i Kosovës, në krye me kryeministrin Avdullah Hoti.

Në këtë takim pritet të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Të ngjashme