Delegacioni amerikan në Beograd, takohet me Vuçiqin dhe Bërnabiqin

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq do të takohen sot në Beograd me të dërguarin special të presidentit amerikanDonald Trump për dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenel dhe drejtorin ekzekutiv të Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC), Adam Boehler.

Takimi do të mbahet në orën 14:00, në Pallatin e Serbisë, pas së cilës përfaqësuesit e dy delegacioneve do të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët, raporton Tanjug.

Delegacioni nga Qeveria amerikane gjatë së hënës qëndroi në Kosovë ku u firmos ujdia ekonomike mes zyrtarëve të SHBA-së dhe atyre kosovarë.

Të ngjashme