Delegacioni i Batalionit “Atlantiku” në Kosovë, takohen me Veselin

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur në takim delegacionin e Batalionit “Atlantiku”, raporton Ekonomia Online.

Në fillim të takimit është mbajtur një minutë heshtje për të gjithë të rënët në Kosovë.

Veseli tha se pa kontributin e bashkatdhetarëve lufta çlirimtare nuk do të kishte kuptim. Ai ka falënderuar ata për kontributin e dhënë ngase sipas tij, ata lanë jetën e qetë për t’i shërbyer atdheut.

Veseli tha se vrasësit e tre dëshmorëve, vëllezërve Bytyçi, nuk janë përgjigjur ende për krimin e tyre, edhe pse, sipas tij, ata janë të njohur.

“Jeni këtu me ndjenjën e përgjegjësi dhe krenarisë, për të qenë luftëtari i lirisë për faktin se tani më kanë kaluar dy dekada. Ajo kohë nuk kthehet”.

“Unë ju falënderoj juve për kontributin që keni dhënë që në momentet kur kanë qenë më vendimtare një pjesë e juaja kanë vendosur nga një jetë e rehatshme të vijnë pikërisht në tokën e vet dhe për tu vet sakrifikuar”.

“Edhe pas dy dekadash, shteti serb nuk po denjon të pranojë krimet që ka bërë në Kosovë, duke tentuar të mohojë masakrat mbi civilët e pafajshëm shqiptarë”, theksoi Veseli.

Kreu i Kuvendit, shtoi se edhe pas dy dekadash Serbia pi mohon krimet e masakrat në Kosovës, e kjo thotë ai është obligim që ata që janë gjallë të punojnë që vendi të forcohet ekonomikisht, raporton EO.

“Edhe sot pas dy dekadave shteti serb po i mohon krimet e masakrat që kanë ndodhur mbi civilët në Kosovë. 186 masakra kanë ndodhur në Kosovë, 1396 fëmijë të pafajshëm, kjo sipas statistikave”.

“Kjo tregon për një obligim që duhet të punojmë për shtetin tonë, sa ma i fort shtetit jonë aq më tepër mund të kërkojmë të drejtën tonë për proceset që kanë mbetur”.

Komandanti i Batalionit “Atlantiku”, Gani Shehu, tha se ky batalion mblidhte të rinj nga të gjitha trojet e gjeografisë shqiptare, duke përbërë kështu, siç tha ai, një Shqipëri në miniaturë.

“Pas 20 vjetëve vendosëm të rikujtojmë rrugëtimin tonë, duke përkujtuar gjithashtu të gjithë ata që dhanë më së shumti, për të arritur këtu ku jemi, në shtetin e Kosovës, të lirë dhe pavarur. Sa herë vijmë këtu shohim ndryshime pozitive. Ju falënderojmë ju si kryetar i Kuvendit dhe institucionet e tjera për punën tuaj në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të vendit”, theksoi Shehu.

Në takim diskutuan edhe anëtarë të tjerë të delegacionit, Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, admiral Skënder Doçi, komandant i parë i batalionit, e të tjerë, të cilët evokuan kujtime nga lufta e 20 vjetëve më parë.

Delegacioni i Batalionit “Atlantiku” do të priten në takim edhe nga kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj. Delegacioni takim do të zhvillojnë edhe me kryesinë e LDK-së.

Të ngjashme