Delegacioni i kongresmenëve amerikanë viziton sot Kosovën

Prishtinë | 18 Shk 2017 | 09:06 | Nga

Një delegacion dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-ve arrin sot në Prishtinë për takime dyditore si pjesë e Partneritetit të Dhomës për Demokraci (HDP).

Sipas njoftimit nga Ambasada Amerikane, HDP-ja është një komision dypartiak me 20 anëtarë nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve që punon drejtë për drejtë me shtetet partnere në gjithë botën për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efikase, të pavarura dhe reaguese.

Delegacioni që viziton Kosovën do të udhëhiqet nga Kryesuesi i HDP-së, kongresmeni Peter Roskam (Republikan-Illinois), dhe do të përfshijë kongresmenin e rangut më të lartë në këtë komision, David Price (Demokrat-Karolina e Veriut), pastaj kongresmenin Adrian Smith (Republikan- Nebraska), dhe kongresmenin Gerry Connolly (Demokrat-Virxhinia), thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Delegacioni do të takohet me kryeministrin Mustafa, kryeparlamentarin Kadri Veseli, anëtarë të shumtë të Kuvendit dhe shoqërisë civile, si dhe do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë së ShBA-ve me shërbim në Kosovë.

Delegacioni ka kënaqësinë që vie në Kosovë në kohën e festës së Ditës së Pavarësisë së Kosovës, me qëllim që të ritheksojë përkrahjen e fuqishme dypartiake të Kongresit të ShBA-ve për Kosovën.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të lëvizë në shtegun e përparimit drejtë integrimit evropian duke forcuar institucionet si Kuvendi, dhe duke thelluar marrëdhëniet bilaterale, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme