Delegacioni kosovar fillon takimin me ambasadorin amerikan në Gjermani

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Pas takimit që pati presidenti Hashim Thaçi me përfaqësuesen e lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinin, delegacioni kosovar, të cilit në këtë takim iu është bashkangjitur edhe kryeministri Ramush Haradinaj janë pritur në takim nga ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Delegacioni i Kosovës ka arritur në Ambasadën Amerikane në Berlin. 

Aty janë pritur nga ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Pak më herët, delegacioni i Kosovës, pa kryeministrin Ramush Haradinaj u takua me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme