Delegacioni nga Kuvajti takohet me komisionin për të Drejtat e Njeriut

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 11:52 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi parlamentar i Miqësisë Kuvajt – Kosovë është takuar me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Gjatë takimit, kryetarja Duda Balje prezantoi punën e komisionit që ajo drejton, fushat kryesore të përgjegjësisë dhe sfidat me të cilat ai përballet gjatë ushtrimit të veprimtarisë së vet.

Balje i njohu parlamentarët kuvajtianë me ligjet të cilat komisioni i ka në procedurë të shqyrtimit, për temën e ndjeshme të të pagjeturve, për peticionet që adresohen nga qytetarët etj.

Aspekte të punës së komisionit paraqitën edhe anëtarë të tjerë të tij, ndërsa në kuadër të bashkëpunimit midis dy shteteve, theksuan nevojën për mbështetje fusha të ndryshme.

Kryesuesi i delegacionit nga Kuvajti, Waleed Al- Tabtabaie, marrëdhëniet e deritashme midis dy vendeve i konsideroi të mira dhe shtroi nevojën që të vazhdohet në këtë frymë. Ai shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar Kosovën në shumë segmente, si: ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, sferën sociale etj.

Kreu i grupit të miqësisë nga Kuvajti shprehu dëshirën që shteti i Kosovës të forcohet çdo ditë e më shumë se çdo segment.

Waleed Al- Tabtabaie i njohu parlamentarët e Kosovës edhe me rolin dhe fushëveprimtarinë e Komisionit për të Drejtat e Njeriut të parlamentit kuvajtian, të cilin ai e kryeson, si dhe për mënyrën e rregullimit të shumë çështjeve të ndjeshme për shoqërinë kuvajtiane.

Të ngjashme