Delegacioni Shtetëror për Dialogun mbanë takimin e parë me dyer të mbyllura

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 14:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Delegacioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë, ka filluar takimin e parë që nga dita kur Kuvendi i Kosovës votoi pro kësaj rezolute, raporton Ekonomia Online.

Ky takim po mbahet me dyer të me mbyllura, mediet në fillim të takimit janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Kuvendi i Kosovës ka votuar  më 15 dhjetor të 2018 me 59 vota pro dhe dy kundër Ekipit Dialogues për bisedime me Serbinë në Bruksel.

Ekipit Dialogues do t’i prijnë Fatmir Limaj i NISMA dhe Shpend Ahmeti nga partia opozitare PSD.

Pjesëtarë të ekipit dialogues me Serbinë jenë gjithsej 12 anëtarë: 7 nga koalicioni, 4 nga opozita dhe 1 nga shoqëria civile.

Këta janë emrat që do të jenë në ekipin dialogues: Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, Një përfaqësues shtesë nga opozita dhe një nga përfaqësues nga boshnjakët, një përfaqësues i shoqërisë civile që  do të votohet nga ekipi dialogues, dy vende të rezervuara për LDK-në dhe VV-në, që tani i mbajnë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani derisa ata këto dy subjekte t’i marrin.

Të ngjashme