Deliu e PDK-së: Sot Kurti dha dorëheqje

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka dhënë dorëheqje nga përgjegjësia e tij si shef i Ekzekutivit.

Deliu ka shkruar se është habitur me reagimin e Kurtit për situatën e krijuar në Deçan nga helmimi i qytetarëve.

“Albin Kurti po dorëhiqet nga detyrat që ia ka besuar qytetari i Kosovës. Jam e habitur me përgjigjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për situatën e krijuar në komunën e Deçanit. Sot Albin Kurti dha dorëheqje përballë përgjegjësisë së tij si kryeministër i qytetarëve të Kosovës. Ky është teksti i dorëheqjes së Albin Kurtit përballë përgjegjësisë si kujdestar i shëndetit të qytetarëve të shtetit që e drejton”, shkroi Deliu.

Ajo citoi Kurtin ku ai tha se s’mund të jetë pranë qytetarëve të Deçanit, duke thënë se nuk po e zhvillon ndonjë vizitë zyrtare, por po bredh kot nëpër ishujt grekë.

“Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse”.] Z. Kryeministër, ju nuk jeni në një vizitë zyrtare. Ajo ka mbaruar. Ju po bredhni kot nëpër ishujt grekë për broçkullat e anti-kolonializmit. Kthehuni me këmbë në tokë dhe merruni me detyrën që ua ka besuar qytetari i Republikës së Kosovës”, shkroi Deliu.

Të ngjashme