Deliu i reagon Kusarit: Zerot tuaja nuk mbulohen me llafologji!

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, i ka reaguar koleges së saj nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, e cila deklaroi se greva e SBASHK-ut nuk është “rezistencë” ndaj Qeverisë, ajo është në funksion të procesit më të dëmshëm të shoqërisë, mbajtjen e fëmijëve larg shkollave dhe mësimit në shkolla.

“Fitorja e Vetëvendosjes qenka “çlirim” për Mimoza Kusarin, ndërkaq grevat e sindikalistëve dhe mësimdhënësve tanë nuk qenkan “rezistencë”?!” ka shprehur habinë Deliu, nëpërmes një statusi në Facebook.

“‘Zerot’ e juaja të investimeve kapitale, kthimin e reduktimeve, krizën e madhe ekonomike në të cilën e keni futur vendin, nuk ka ‘llafologji’ që i mbulon”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme