Deliu-Kodra ia kujton Kurtit kohën në opozitë: Në çdo takim keni thënë Kosova nuk është shtet funksional

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 11:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka kritikuar Kryeministrin Kurti për liberalizimin e vizave, pasi sipas saj ai dhe partia e tij sa ishin në opozitë kërkonin dorëheqjen e Qeverisë atë kohë, ani pse ishin përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Deliu tha se Kurti në të gjitha takimet që ka pasur, është shprehur se Kosova nuk është shtet funksional.

“Kryeministër për vite të tëra partia e juaj ka ndërtuar narrativin në raport me Kosovën si shtet jo funksional, dhe në kohën kur ne kemi përmbushur të gjitha kriteret, ju keni kërkuar doreheqjen e Qeverisë, e sot thoni nuk kam asgjë shtesë për të thënë, dhe s’po merrni përgjegjësi për një proces për të cilin po e them e keni kontaminuar komplet narrativën për shtetin e Kosovës. Në të gjitha takimet ku keni shkuar, e keni deklaruar se Kosova nuk është shtet funksional dhe ju e dini mirë se çfarë ka ndodhur ndër vite me procesin e liberalizimit të vizave”, u shpreh Deliu Kodra.

Deputetja e PDK-së gjithashtu tha se është padrejtësi e madhe që qytetarët po e vuajnë për një proces që Kosova i ka përmbushur kushtet.

Të ngjashme