Deliu-Kodra: KE konfirmon përkushtimin e vazhdueshëm për të ardhmen e vendit për në BE

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 12:57 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Blerta Deliu-Kodra, në emër të GP të PDK- së, tha se kjo seancë e jashtëzakonshme për raportin e Komisionit Evropian po mbahet pa u shqyrtuar mirë raporti në fjalë, pasi që ende nuk është përkthyer në shqip.

“Kjo seancë po mbahet pa u shqyrtuar mirë raporti në fjalë, ende nuk kemi përkthimin në shqip, deputetët ende nuk kanë raportin zyrtar”.

Deliu-Kodra e cilëson raportin për vendin objektiv, raporton Ekonomia Online.

“Raporti për vendin është i arsyeshëm, objektiv. Komisioni Evropian (KE), konfirmon përkushtimin e vazhdueshëm për të ardhmen e vendit për në BE. Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi është cilësuar veprim i rëndësishem, veprim i papranueshëm është konsideruar gazi lotsjellës i cili ka penguar punën e Kuvendit të Kosovës”.

“Sundimi i ligjit, raporti vlerëson pakon e ligjeve të vitit 2015, dhe integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veri të vendit. Ka një strategji më të qartë për luftimin e korrupsionit”.

Të ngjashme