Deliu-Kodra: I kemi votat, Veseli do të jetë kryeparlamentar

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 18:31 | Nga

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se koalicioni PAN i ka votat për ta votuar kryeparlamentarin dhe qeverinë në seancën konstituive të së enjtes.

Ajo ka deklaruar se vizita e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në familjen Rugova është e drejtë e tij, por se e sheh krejt të lidhur me seancën konstituive.

“Besoj që vizita lidhet direkt me seancën që mbahet të enjten. Isa Mustafa është kryetar i partisë dhe ka të drejtë që t’i vizitojë deputetët e tij, por është e drejtë e deputetëve që të votojnë si të duan. Seanca konstituive është afër dhe besoj që e enjtja do të qartësojë shumë gjëra”.

“Ne i kemi votat për ta votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai është votuar nga të gjitha strukturat e partisë. Besoj se mbështetja do të reflektohet edhe në seancën e 3 gushtit dhe gjithcka do të kryhet sic duhet”.

“Pres që të ketë deputetë që nuk do të veprojnë mbi bazën e inateve, që me raste po e determinojnë edhe agjendën politike. Kështu, fillimisht në seancë do të zgjedhet kryekuvendari dhe më pas do të votohet edhe për qeverinë e vendit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme