Deliu-Kodra: Kurti të mos bredh nëpër ishujt grekë, të interesohet për qytetarët e Kosovës

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas helmimit të rreth 900 qytetarëve në Deçan.

Ajo ka thënë se Kurti nuk duhet të bredh nëpër ishujt grek por të interesohet për qytetarët e Kosovës.

Deliu-Kodra, në një postim në rrjetin e saj social Facebook ka shkruar se qytetarët e Deçanit janë lënë në harresë nga drejtuesit e institucioneve qendrore.

“Për Albin Kurtin dhe Arben Vitinë nuk kanë asnjë domëthënie lajmet shqetësuese që vijnë nga Deçani për mbi 1000 qytetarë të helmuar. Heshtja tyre është shqetësuese”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Kryeministri Kurti të mos bredh nëpër ishujt grekë, por të interesohet për jetën e qytetarëve të Kosovës

Qytetarët e komunës së Deçanit janë lënë në harresë nga drejtuesit e papërgjegjshëm të institucioneve qëndrore. Mungesa e interesimit për situatën në të cilën po kalon kjo komunë, është alarm se cila është vlera e vërtetë qytetarëve të çdo komune tjetër, e jo vetëm e deçanasve.

Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë po tregohen të papërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhen qytetarët e asaj komune.

Për Albin Kurtin dhe Arben Vitinë nuk kanë asnjë domëthënie lajmet shqetësuese që vijnë nga Deçani për mbi 1000 qytetarë të helmuar. Heshtja tyre është shqetësuese.

Kryeministri duhet t’i lërë anash betejat e “mëdha” ideologjike dhe ta lërë bredhjen e kot nëpër ishujt grek, por të interesohet për jetën e qytetarëve të vet.

Asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve të vendit të vet nuk duhet të ketë në agjendën e kryeministri. Shembulli që po e japin Albin Kurti dhe Arben Vitia është jonjerëzor.

Asnjë fjalë dhe asnjë ndihmë. Fatkeqësi e shumëfishtë.

Të ngjashme