Deliu-Kodra: Ndaj Haradinajt po bëhet padrejtësi e madhe

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 10:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka reaguar ndaj shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn.

Ajo në seancën e ditës së sotme ka thënë se janë të shqetësuar që Haradinaj nuk u lirua nga Gjykata e Colmarit në Francë dhe se ai duhet të kthehet sa më parë në Kosovë.

“Kërkojmë nga drejtësia franceze dhe faktori ndërkombëtar që të angazhohen për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt. PDK-ja e vlerëson se kjo është një padrejtësi e madhe që po i bëhet jo vetëm Haradinajt, por të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.

Gjykata në Colmar të Francës sot ka marrë vendim që seanca për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të shtyhet më 6 prill.

Të ngjashme