Deliu- Kodra: Nga dozat e para të vaksinës anti-Covid përfitoi kryeministri

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 15:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën është diskutuar për menaxhimin e pandemisë Covid- 19 kritikoi qeverinë Kurti që deri më sot Kosova ende nuk e ka asnjë kontratë për blerjen e vaksinës., raporton Ekonomia Online.

“Dje, derisa Kryeministri i Republikës së Kosovës ishte për të votuar në Shqipëri, Shqipëria ka arritur në 400 mijë vaksinime për qytetarët e saj. Kosova ende nuk asnjë kontratë për blerjen e vaksinës. Ky është Bilanci një vjeçar i suksesit të tri, jo një, tri Qeverive të fundit të Republikës së Kosovës. Zero Vaksina! Zero Kontrata! Zero Përgjegjësi!”, tha ajo.

Ajo duke ia përmendur ministrit Vitia tre të moshuar mbi 70 vjeç me probleme shëndetësore, që jetojnë të vetëm në lagjen e tij në Hajvali, tha askush deri më sot nuk ka shkuar në shtëpitë e tyre dhe të të moshuarve tjerë për ti evidentuar, kontrolluar, e pse jo edhe për ti vaksinuar.

“Pra, shqetësimi që unë po e shtroj te ju sot është ky, ku janë Ekipet Mobile të Vaksinimit të këtyre kategorive të të moshuarve, ku është skanimi i gjendjes në terren, që në momentin kur të vijnë vaksinat tjera të vaksinohen edhe ata? Hajde, qe sigurimi i vaksinave nuk paska qenë krejt në dorën tuaj që të sigurohen ama, shtimi i kapaciteteve dhe hartimi i planit të mirëfilltë të imunizimit po.”, tha Deliu – Kodra.

Ajo kërkoi që ministria të marrë masa urgjente për imunizimin e popullatës dhe propozoi që t’i shtojë kapacitetet logjistike në Ministrinë e Shëndetësisë vetëm për projektin e imunizimit të popullatës, të krijojë ekipet së bashku me Ministritë tjera gjegëse dhe të krijojë databazaat në nivel komunal dhe qendror për qëllime të vaksinimit efektiv, të plotë dhe pa dallim të të gjithë qytetarëve, si dhe të sigurojë urgjentisht furnizim të plotë me barna esenciale dhe materiale shpenzuese QKUK-në, Spitalet Rajonale dhe ndihmoni të gjitha QKMF-të në nivel vendi.

“Në fund, në fjalët e një miku tonë që së fundmi humbi betejën me Covid-19:“Hec more vaksinoni popullatën, e leni këto palaqollyke e maskrada politike. Boll mo.”, përfundoi ajo.

Të ngjashme