Deliu-Kodra: Një Komision hetimor do ta zbardhte keqmenaxhimin e energjisë elektrike

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se janë pesë seanca parlamentare që nuk janë mbajtur, derisa përgjegjëse sipas saj është mazhoranca, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se PDK-ja ka propozuar një Komision Hetimor që do ta zbardhte çështjen e energjisë elektrike.

“E dini që kriza energjetike e cila ka prekur vendin edhe përballja e çmimeve, janë dy prej faktorëve që e kanë rënduar në masë të madhe jetën e qytetarëve të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë shumë e zëshme lidhur me parregullsitë e shumta të qeverisë në lidhje me menaxhimin me krizën e energjetike dhe sot kemi paraparë që të propozojmë një iniciativë tonën për komision hetimor për të parë menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ajo.

“Konsiderojmë se një komision hetimor i këtij kuvendi do të zbardhte në detaje gjithë keqmenaxhimin që e ka bërë qeveria në përballjen me rritjen enorme të çmimeve të energjisë elektrike”, tha ajo.

Në një konferencë për medie, pas dështimit ë mbledhjes së Kryesisë, Deliu-Kodra, ka thënë se gjatë ditës së nesërme do të mbahet një seancë ku do të diskutohet për rritjen e çmimeve në Kosovë.

“Kemi pasur disa iniciativa, nesër do të këtë një seancë nga opozita me mbështetjen e deputetëve nënshkrues, ku do të diskutohet për rritjen e çmimeve”, tha ajo.

Deliu tha se duke pa gjendjen e rëndë të qytetareve kanë propozuar disa iniciativa, si çështja e trustit, rregullimi i çmimeve të produkteve medicinale, debat parlamentar në lidhje me politiken e jashtme me nënshkrimin e deputetëve, kriza energjetike dhe përballja e çmimeve.

Deliu-Kodra ka thënë se në Kryesi ka shtruar kërkesën e kësaj partie që qytetarët të mund të tërheqin edhe një shumë të parave nga Trusti.

“Trusti, shumë e nevojshme që qytetarët e Kosovës të marrin një pjesë të trustit në përballje me rritjen e çmimeve”, ka thënë Deliu-Kodra.

Të ngjashme