Deliu-Kodra: PDK-ja s’e voton një qeveri, e cila kishte prioritet luftë në parlament

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se PDK nuk do ta votojë një qeveri të drejtuar nga Albin Kurti, i cili sipas saj prioritet i tij ka qenë dëmtimi i Kosovës.

“PDK nuk do ta votojë kurrë një qeveri të cilët prioritet e kanë pasur luftën në këtë parlament. Pengon konsolidimin e shtetit të Kosovës. Do të votojë gjithmonë për vendime të mira por nuk do ta shkel gjakun e atyre që kanë dhënë jetën për këtë vend dhe qytetarët që kanë votuar deputetët edhe për këtë mandat”, tha ajo.

Të ngjashme