Deliu-Kodra: Presidentja po hesht ndaj deklaratave të bashkëshortit të saj

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 13:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se rritja e faturave do të shkaktojë problem serioz në ekonominë e Kosovës, teksa ka thënë se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, është i pamenduar, i paanalizuar dhe diskriminues, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka kritikuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani për siç ka thënë heshtjen karshi këtij problemi.

Deliu-Kodra ka thënë se presidentja Osmani po hesht edhe për deklaratat e bashkëshortit saj, Prind Sadriut, i cili i quajti mediat “bandë e përbashkët kriminale”.

Gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme, Deliu-Kodra tutje tha se ky vendim shkel frymën kushtetuese të vendit.

“Ky vendim do të shkaktojë problem serioz në ekonominë e vendit. Këtë dëm, këtë goditje, do ta shohim gjatë muajit shkurt kur qytetarët do të përballen me fatura që u paralajmëruan tashmë me mesazhn. Kryeministri Kurti dhe Qeveria ikin, i braktisin qytetarët, e pushteti i tyre po shndërrohet në pushtet arrogant dhe shpërfillës e jo demokratik”.

Mes tjerash, Deliu-Kodra përmendi edhe deklaratën e zotërisë së parë, Prindon Sadiku, i cili në rrjete sociale i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Ajo tha për këtë deklaratë duhet të reagojë presidentja Vjosa Osmani, e cila është edhe bashkëshortja e tij, dhe kryeministri Albin Kurti.

“Presidentja Osmani po hesht karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj i cili paturpësisht median e quajti ‘ndërmarje e përbashkët kriminale’. Presidentja dhe kryeministri po heshtin ndaj një deklaratë që po u bëhet mediave. Nëse presidentja dhe kryeministri nuk i marrin seriozisht këto kërcënime të mediave pavarësisht që statuset fshihen sot, duhet ta thonë fjalën e tyre në raport me deklaratën e një zyrtari të lartë të shtetit.

Deliu-Kodra poashtu foli për suspendimin e një polici për një postim në Facebook.

“Polici u suspendua e ne s’kemi asnjë qëndrim zyrtar të zonjës Gërvalla, s’kemi asnjë reagim të Ministrit të Mbrojtjes”, tha ajo.

Të ngjashme