Deliu-Kodra: Presidentja ta emërojë anëtarin e PDK-së në KQZ

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, nga Kuvendi, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të emërojë përfaqësuesin e dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deliu-Kodra ka thënë që Osmani duhet që të ndërpresë orvatjet e VV-së që ta bëjnë shumicën në KQZ, raporton Ekonomia Online

“Nga kjo foltore dua t’i bëj thirrje edhe njëherë presidentes Vjosa Osmani që ta emërojë anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ. I takon përfaquesi i dytë. Presidentja duhet ta emërojë anëtarin e dytë të PDK-së të propozuar nga PDK-ja dhe të ndërpresë orvatjet e LVV-së që ta bëjnë shumicën në këtë Komision”.

E për mosemërimi i anëtarit të kësaj partie në KQZ, Deliu-Kodra tha se është duke ndodhur për shkak se presidentja Osmani po e ndjek rrugën në shërbim të plotë të VV-së.

“Presidentja Osmani deri më tani nuk e ka emëruar anëtarin e dytë të PDK-së në këtë KQZ, sepse ajo po ndjek rrugën në shërbim të plotë të LVV-së dhe të Listës Guxo. Është e ditur zyrtarisht që LVV-ja e ka dërguar në Presidencë, propozimin e tretë për anëtar të KQZ-së e që jo rastësisht vjen nga Lista Guxo”.

Ajo i ka bërë thirrje presidentes Osmani që të ndalojë që t’u shërbejë kalkulimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Të ngjashme